AKTUALITET

Situata e COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 6 qytetarë të infektuar dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

17:24 - 27.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e situatës së Covid19 në vendin tonë, ku nga 189 testime rezultojnë 6 qytetarë të infektuar sakaq raportohet për një humbje jete.




Njoftimi i Plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 189 testime, ka 6 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

27 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

  Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 189 testime, nga të cilët 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, 1 në Durrës.

 Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

 Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit    ka 1  humbje jete me SarsCov2, një qytetar 82 vjeç, nga Korça.

  Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,060 që nga fillimi i epidemisë.

  Statistika ( 27 Mars 2023)

  Raste të reja ditore               6

 Të shëruar në 24 orë            14

 Të shtruar në spitale             7

 Humbje jete në 24 orë           1

 Testime ditore                        189

  Testime totale                   2,047,608

 Raste pozitive                      333,814

 Raste të shëruara                  330,060

 Raste Aktive                             152

 Humbje jete                              3,602

  Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  Tiranë                      133

Fier                             5

Vlorë                         6

Berat.                         3

Durrës.                      3

Shkodër.                    2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.