AKTUALITET

Sulmi me armë zjarri i mori jetën rojes së godinës! Të shtënat me armë zjarri u dëgjuan edhe tre ditë më parë, ja reagimi i banorëve të Big Brother Vip (VIDEO)

20:41 - 27.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme jashtë ambienteve të Top Channel duket se ka qenë e paralajmëruar.




Në rrjet po qarkullon një video ku shihen banorët e Big Brother Vip Albania teksa ndodhen në verandë dhe bisedojnë.

Në këtë moment Kristi ndërpret diskutimin me Visin dhe i tregon për të shtënat që vijnë nga jashtë ndërkohë që banorët e kalojnë me të qeshur pa e kuptuar se çfarë po ndodh në të vërtetë.

“Ishte automatike…afër dhe larg ndodhin gjërat”, “Por nuk ishte shumë”, dëgjohen teksa bisedojnë banorët.

Mbrëmjen e djeshme ka qenë sërish Kristi i cili ka qenë i ulur në oborr, këtë herë me Qetsorin në momentin kur janë ndjerë të shtënat.

Qetsori e ka kuptuar menjëherë se bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri tip kallashnikov. Megjithatë banorët ende nuk janë informuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, që i mori jetën rojes së godinës së Top Channel vetëm pak metra ngjitur me shtëpinë ku ata po jetojnë prej gati 100 ditësh.

Panorama.al 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.