AKTUALITET

Veliaj prezanton listën e anëtarëve të Këshillave Bashkiak: Synojmë 40 vende!

16:54 - 27.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar përbërjen e listës së Këshillave Bashkiak për Tiranën.




“Nuk presim menatën për pazare, kemi qenë të përgatitur. Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë. Nuk e duam këshillat për të rrëzuar qeverinë, kjo është gafa më e rëndë, prandaj ne kemi një listë që mishëron bashkëpunimin si kurrë më parë me qeverinë. Një pjesë e zv.ministra do i kemi në këshill bashkiak dhe ky raport do të mishërohet me praninë e shumë zv, ministrave të re, Rovena Kuko, Besart Kadia. Një skuadër juristësh do jenë në Këshillin Bashkiak, do kemi edhe përfaqësues të biznesit që vijnë nga sipërmarrja. Do kemi për herë të parë përfaqësues të Komunitetit Rom, egjiptjan, për të treguar që nuk është një qytet racist, që nuk i ndan në të ardhur dhe në vendali. Kemi listën me moshën më të re, është nën 35 vjeç”, tha Veliaj.

Ai tha se synojnë 40 mandate nga 61 në total

“40 mandate nga 61 në total, që do na jepte mundësinë për të bashkëpunuar me qeverinë, jo për të rrëzuar qeverinë, siç opozita e kërkon”, tha Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.