AKTUALITET

“Kjo është lamtumira ime e fundit”/ Të shtënat në shkollën e SHBA, mesazhet e fundit të transgjinorit për shokun!

19:16 - 28.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Transgjinorja amerikane, Audrey Hale, 28 vjeçe, dërgoi mesazhet e saj në Instagram para se të hapte zjarr në një shkollë fillore, duke vrarë gjashtë persona – përfshirë tre studentë – përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, ka zbuluar një mik. “Unë po planifikoj të vdes sot… ndoshta do të dëgjoni për mua në lajme”, shkroi “Nashville Slayer”, i cili gjithashtu quhet ndryshe “Aiden”.




Konkretisht, në orën 9:57 (me orën lokale), 16 minuta para se policia të njoftohej për të shtënat, Audrey i shkruante shoqes së saj, Averiana Patton: “Postimi që bëra këtu për ju ishte në thelb një shënim vetëvrasjeje. Kam në plan të vdes sot. Kjo nuk është qesharake. Me siguri do të dëgjoni për mua në lajme pasi të vdes. Kjo është lamtumira ime e fundit. Unë të dua. Do të të shoh sërish në një jetë tjetër”.

Pas leximit të këtyre mesazheve, Patton thirri menjëherë policinë, por tashmë ishte tepër vonë. Në momentin që ajo telefonoi, 28-vjeçarja kishte filluar të qëllonte fëmijët në shkollë.

Në mesazhet e tjera që Patton i paraqiti News Channel 5 Nashville, 28-vjeçari shkruante: “Familja ime nuk e di se çfarë do të bëj. Një ditë kjo do të ketë më shumë kuptim. Kam lënë mjaft prova pas. Diçka e keqe do të ndodhë”.

Momenti i neutralizimit të transgjinorit të armatosur

Video e neutralizimit të 28-vjeçares është publikuar nga policia metropolitane e Nashville.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.