AKTUALITET

Javën e ardhshme del drafti/ U mbyllën në 2019, qeveria rikthen bastet online, por çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë

13:33 - 31.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria rikthen zyrtarisht bastet onlinë në Shqipëri pasi Kryeministri kishte premtuar publikisht disa vite më parë se nuk do të lejohet hapja e tyre. Në parlament në vitin 2018 kryeministri Edi Rama deklaroi se ishte kundër basteve të çfarëdolloji.




“Ama në 1 janar të vitit të ardhshëm ne do ta sanksionojmë këtu në parlament nuk ka më asnjë lloj basti, nuk ka më asnjë lloj kazinoje elektronike në asnjë zonë të banuar.”, pohoi Rama në parlament në 18 tetor të vitit 2018.

Por në gusht të vitit të kaluar kryeministri Rama ndryshoi mendim dhe po rikthen aktivitetin e basteve për të cilat pohoi se kanë lulëzuar gjithë këto vite në të zezë.“Por nëse e shohim përpara se ku duhet të jemi sot si nata me ditën edhe mua më bën të prirur për të qenë i hapur ndaj kësaj zgjidhje sepse është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duart e njerëzve që shkelin ligjin dhe kanë figuruar aktiv dhe përfitime krejt të paarsyeshme, element me profil të lartë të krimit të organizuar.”, tha Rama në 31 gusht të 2022-it.

Tashmë 4 vite pas mbylljes së basteve, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se drafti për bastet onlinë do të publikohet për konsultim javën e ardhshme.

“Ligji parashikon rihapjen e basteve online sportive dhe jo të gjitha basteve siç kanë qenë të hapura më parë. Ligji do të kalojë për konsultim publik, do të ketë tryeze konsultimi me të gjitha grupet e interesit në mënyrë që të arrijmë me një draft ligjor sa më të konsoliduar dhe të parashikojë mbrojtjen sociale për ata kategori që janë të prekura nga ky ligj.”, tha Ibrahimaj. E pyetur për amnistinë fiskale ministrja e financave Delina Ibrahimaj tha se është duke u punuar për draftin dhe është ende në konsultime.

“Amnistia fiskale, jemi duke punuar akoma me draftin. E rëndësishme që ai draft të vijë i mirëkonsultuar nga gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që mos bëjmë veprime të nxituara që mund të shkaktojnë problematika për ekonominë e vendit. Jemi ende duke u konsultuar, do vijojmë sa kohë të jetë e nevojshme.”, tha Ibrahimaj. Drafti i amnistisë fiskale është kritikuar shpesh nga ndërkombëtarët të cilët janë shprehur kundër miratimit të saj por duket se qeveria ka bërë hapa pas për rishikimin e amnistisë fiskale.
(BalkanWeb)


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. k/hajduti shehe se fuqia puntore po largohet cdo dite,dhe po i bien fitimet per vjedhjet qe ai planifikoje e vazhdon pa u ndalur vjedhjen galopante.Prandaj i duhet hapja e krimit kunder shqiptarve qe jane bastet,ska gje per tu habitur nga ky ndytsire qe mbane ere kerme,i urryeri i shqiptarve.

    Përgjigju ↓