LAJMI I FUNDIT

A duhet të falet tradhtia dhe pse ndodh? Shkrimtari Albatros Rexhaj: Mos e merrni partnerin si të mirëqenë, duhet përkushtim. Kur humbet lumturia në çift…

08:56 - 01.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tradhtia në martesë ka qenë tema e zhvilluar këtë të shtunë në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV.




Shkrimtari i njohur Albatros Rexhaj nënvizoi faktin se në një martesë, tradhtia vjen pasi njerëzit kërkojnë të jenë të lumtur dhe se në lidhjen në të cilën janë, nuk e gjejnë atë.

Pse ndodhin tradhtitë?

Albatros Rexhaj: Shumë njerëz janë të palumtur dhe e kërkojnë diku tjetër.

Kemi dy lloj martesash, të fiksuara me zor, e për arsye nga më të ndryshmet këtu martesa është formalitet. Në rastet kur ka ndodhur si vullneti i shprehjes së dashurisë e afeksionit, nëse me kohë humb lumturia, njerëzit kërkojnë të plotësohen diku tjetër. Nuk është nevojë fiziologjike, thjesht nuk përmbushet e kërkon dicka tjetër.

A ka dashuri kur ka tradhti?

Albatros Rexhaj: Kur njerëzit duhen së vërteti aty nuk ka vend për tradhti.

A është flirti tradhti?

 

Albatros Rexhaj: Flirti është një nevojë që secili e ka, ne dëshirojmë të ndihemi të vlerësuar prej diku tjetër. Problem është që njeriut në më të shumtën e kohës nuk i punon butoni stop. Në parim flirti është nevojë, pse vishemi bukur, pse blejmë gjëra, se duam të tjerët të na vlerësojnë, është pjesë e natyrës njerëzore kjo. Kur në cift ka dashuri të vërtetë këto flirte nuk zhvillohen. Imagjinata, joshja janë pjesë të natyrës njerëzore.

 

Jeta në çift kërkon përkushtim të vazhdueshëm, duhet t’ja demonstrosh partnerit pse je ti më i miri pse me ty lumturia është gjë reale, pse investimi afatgjatë është më i mirë se ai afatshkurtër. Nuk duhet marrë partneri si i mirëqenë, përkushtimi pjesë e domosdoshme e lidhjes.

 

Njeriu është qenie shumë komplekse, qëllimi që ta njohim veten, ndaj ekziston pendimi dhe falja se njeriu përcaktohet nga ajo që bën.

 

A duhet të falet tradhtia?

 

Albatros Rexhaj: Nuk ka gjë që nuk falet. Se në mes të çiftit falja, pendimi është esenca e fisnikërimit. Varet se aty ka fëmijë, ka jetë, ka investime.

 

Në betejën mes zemrës e mendjes, zemra gjithmonë ka fituar. Pasi t’i përjetojmë gjërat ne reflektojmë, në atë moment nuk e bëjmë se logjika vjen në plan të dytë.

 

Kur ta përjetosh dashurinë e vërtetë, nuk ekziston karakteri i fortë. Vetëm se ke gjetur njeriun që të përfshin 100% në këtë moment cdo gjë e jotja shkon në plan të dytë e me gjithë qenien përkushtohesh ndaj tjetrit./Panorama.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.