LAJMI I FUNDIT

A është imagjinata tradhti dhe pse Zoti nuk e fal? Hoxhë Vladimir Kerra: Instikti kontrollohet vetëm përmes…

09:39 - 01.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tradhtia në martesë ka qenë tema e zhvilluar këtë të shtunë në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV.




Hoxhë Vladimir Kerra, i pyetur nëse nga aspekti fetar a falet tradhtia, tha se Zoti e ka njohur si mëkat, pasi thotë që është e ndaluar se në këtë mënyrë po e shkatërron martesën.

“Tradhtia shkatërron atë besë që ti i ke dhënë partnerit, Zoti ka njohur divorcin, duke qenë të respektuar në maksimum nëse arrin ta bësh”.

Vladimir Kerra: E para besa që ne japim, duhet të kuptojmë rëndësinë e martesës që të kuptojmë cfarë dëmi sjell tradhtia. Martesa konsiderohet adhurim i lartë i Zotit, një nga gjërat që vetë Zoti e pëlqen më shumë ndër njerëz e gjëja që mallkon më shumë, është tradhtia. Tradhtia martesore është e dënueshme, se që të jetë fisnike e mbarë dhe mekanizmat duhet të jenë të duhur. Në epokën moderne janë shkrirë gjërat morale dhe etike.

Nëse qëllimi është të kenë një fëmijë por nuk kujdesen për rrugën që zgjedh për të pasur fëmijë kjo e bën sjelljen e fëmijës në vetvete një mutacion themi ne, një sjellje e jashtme

njeriu nuk është thjesht një qenie që kryen një veprim pa i dhënë kuptim, jemi qenie logjike e ka nevojë për etikë.

Tradhtia është e fshehur se është kundër natyrshmërisë sonë, ne vetvetiu e dimë që nuk duhet bërë se ndryshe do e bënim haptaz. Një njeri ka nevojë të dijë dy gjëra.

Vetëm përmes logjikës kontrollohet instikti.

Logjika ka tre formacione, ka fuqi krahasuese, mat dëmin e dobinë, këtu e kontrollon tradhtinë, ka aftësi analizuese.

E dyta nxjerr rezultate.

 

Këto gjëra i bën vetvetiu mendja, e fuqia e kuptimit i forcon vetëkontrollin, njeriu nëse s’ka kuptim shkon në shthurje.

Flirti është një dritare që njeriu mund të shkojë drejt tradhtisë. Profeti Muhamed thotë mos iu afroni mëkatit.

Imagjinata a është tradhti?

Vladimir Kerra: Është rrugë prapë sipas islamit mendimet nuk gjykohen sa kohë s’janë kthyer në veprime konkrete. Tradhtia është e ndaluar, mëkat i rëndë, se ti i ke dhënë besën bashkëshortit. Cdo gjë që na dërgon te tradhtia janë mirë të ndalohen e të kihen parasysh se përndryshe, bien rregullat. Rregulli e ndihmon njeriun në momentin e rënies, harami që quhet mëkat është momenti kur po bie martesa e Zoti thotë është e ndaluar se ti po e shkatërron martesën. Tradhtia shkatërron atë besë që ti i ke dhënë, Zoti ka njohur divorcin, duke qenë të respektuar në maksimum nëse arrin ta bësh.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.