Kryesore

Tabela me temperaturat/ Ja si do të ndryshoj moti në orët në vijim

07:53 - 01.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Ditën e shtunë moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell.




Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e diel moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë trë jetë i forcës 2-3 ballë./SHMU

338817224_1943528082681432_965226375011440023_n338764866_910677193573567_8069978420712582335_n


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.