Kronikë

Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Britani, arrestohet 35-vjeçari shqiptar (FOTO)

16:39 - 01.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet në Britani kanë zbuluar një ‘shtëpi bari’ pas hetimeve të kryera në disa zona. Oficerët zbuluan më shumë se 300 rrënjë kanabisi, dhe një person i quajtur Renald Pire që kujdesej për lëndën narkotike, u arrestua nga policia.




Ai ka rrëfyer për autoritetet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, në kohën kur ndodhej në një kamp emigrimi në Londër, ku edhe ishte takuar me një grup shqiptarësh. Ata i kishin dhënë 7,000 £ , ndërsa theksoi se duhet të shlyente edhe borxhin që kishte ndaj tyre.

Grupi kriminal kishte përshtatur ambientin për rritjen e kanabisit, gjithashtu policia theksoi se ky ishte operacioni më i madh që ishte zbuluar në luginën Swansea.

Renald Pire, 35 vjeç, nga Lower Wern Road, Ystalyfera , Sëansea Valley, ishte deklaruar fajtor për prodhimin e kanabisit kur u paraqit në bankën e të akuzuarve për dënim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.