AKTUALITET

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ Politologu Nexhmedin Spahiu për Panorama TV: Akuzat janë individuale, nuk implikohet shteti! Janë shpenzuar 300 mln euro për…

19:16 - 03.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Politologu Nexhmedin Spahiu tha në studion e lajmeve në Panorama TV se akuzat për ish-krerët e UÇK-së janë individuale, duke theksuar se nuk implikohet shteti i Kosovës, pavarësisht nëse shpallen ose jo fajtorë.




Sipas Spahiut, për ngritjen e kësaj gjykatë janë shpenzuar 300 mln euro, ndërsa vetë shteti i Kosovës ka paguar 16 mln euro për avokatët e të akuzuarve.

“Është një gjykatë e themeluar nga parlamenti i Kosovës nën trysnin e BE dhe SHBA dhe financohet nga sponsoret e shtetit të Kosovës nga SHBA, BE, Norvegjia dhe Zvicra.

Mbetet të shihet nga gjykimi se  çfarë do dalë, sa do jenë të argumentuara akuzat. Gjyqi besoj se do të zgjasë shumë për shkak të kompleksitetit që ka dhe rëndësisë që ka sepse vetë sponsoret kanë paguar 300 mln euro për ta zhvilluar këtë gjykatë. Edhe shtet i Kosovës ka paguar 16 mln euro për avokatët e të akuzuarve. Nga ana tjetër mund të shërbejë si precedent për raste të ngjashme.

Mbetet të shihet se janë të fajshëm apo të pafajshëm në procesin gjyqësor që do jetë në vijim.

Tani është një gjë që duhet të mbetet të shihet. Unë nuk i kam të gjitha faktet që ka prokuroria për të dhënë një gjykim mbi. Por është e vërtetë që vrasjet politike kanë ndodhur. A janë fajtor këta që janë akuzuar apo dikush tjetër, kjo mbetet për tu parë.

Krimet sipas prokurorisë i kanë bërë në mënyrë të organizuar mes këtyre personave apo edhe persona të tjerë. Por kjo nuk e implikon UCK-në, është thjesht një akuzë ndaj individëve të caktuar.

Nëse dalin të fajshëm atëherë del se e gjithë UCK ka qenë e tillë. Prokuroria ka qenë e qartë se akuzat kanë qenë individuale. Janë të akuzuar njerëz që kanë një përkrahje politike.

Prandaj po bëhet procesi që të zbardhet fajësia apo pafajësi. Kjo gjykata pavarësish se të akuzuar dalin apo jo fajtor, nuk e implikon shtetin e Kosovës përkundër faktit që të akuzuarit kanë pasur pozita të larta në shtetin e Kosovës”, tha nder te tjera Spahiu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.