AKTUALITET

Truku i madh i OPEC+ për naftën me 100 dollarë për fuçi!

20:26 - 03.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëvizja e befasishme e OPEC+ për të shpallur uljen e prodhimit të naftës mes frikës së një recesioni, “ngjalli” sërish debatin për mundësinë që çmimet e “arit të zi” të rriten sërish në nivelin e 100 dollarëve për fuçi, shkruan Bloomberg.




Është tipike që mëngjesin e së hënës, nafta europiane Brent u rrit në fillim të tregtimit me 8.4%, ndërsa pak pas orës 20.00 shfaqi fitime mbi 6%, në nivelin 83.5 dollarë për fuçi.

Truku i madh

Lëvizja e OPEC+ tronditi tregjet, jo vetëm sepse u mbajt si një sekret i lartë, por sepse në periudhën e mëparshme ministrat e Energjisë të Organizatës siguruan se ose do të rrisnin prodhimin e tyre ose do ta mbanin konstant për të gjithë vitin 2023. Zhvillim, ky që shkakton shtrembërime të reja në konkurrencën globale, pasi rritja e çmimeve të WTI amerikane dhe Brent evropiane mezi prek naftën ruse Urals, e cila “kulmoi” me 2%, por mbetet në nivele nën 60 dollarë për fuçi, për shkak të tavaneve të vendosura nga G7, duke u mundësuar klientëve të Moskës, si India dhe Kina, të “mundin” konkurrencën, pasi disa vende i kanë vendosur embargo naftës ruse për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Putin.

Ironitë ruse

Karakteristike janë deklaratat e zëvendëskryeministrit rus, Aleksandër Novak, i cili pas mbledhjes së Organizatës – anëtare e Rusisë – madje me ironi deklaroi se “kriza bankare në Evropë dhe në SHBA ndikon fuqishëm në tregun e naftës”, për të justifikuar vendimin për shkurtimin e prodhimit.

Wall Street, ashtu si tregjet evropiane, më herët reagoi me qetësi relative ndaj lëvizjes së OPEC+, e cila mund të nxisë një ringjallje të presioneve inflacioniste, si në SHBA ashtu edhe në Evropë, në një kohë kur tregjet po bëjnë presion për lehtësimin e politikës anti-inflacioniste të ndjekur nga bankat qendrore.

Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.