Kosova

Ish-krerët e UÇK sërish sot përpara Gjykatës Speciale, seanca nis me deklaratat e mbrojtjes së Hashim Thaçit

09:44 - 04.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më 3 prill, pas më shumë se dy vjetësh nga konfirmimi i aktakuzës, nisi gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.




Prokuroria mbajti deklaratë hyrëse për rreth pesë orë, duke pretenduar se ka prova të mjaftueshme për të dënuar ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në hyrje të seancës, të katër të akuzuarit sërish u deklaruan të pafajshëm për dhjetë pikat e akuzës.

Prokuroria tha se katër të akuzuarit kishin themeluar një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që gjatë periudhës së luftës kishte shënjestruar personat që i ka konsideruar kundërshtarë të UÇK-së.

Në ditën e parë të gjyqit u shfaqën disa prova të prokurorisë në formë të komunikatave të UÇK-së, intervistave televizive, dokumentarëve e shënimeve personale të disa prej të akuzuarve.

Në ditën e dytë të gjyqit, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi pritet të nisë deklaratat hyrëse për rastin e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. /REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.