LAJMI I FUNDIT

Trajneri i ri i Vllaznisë nis stërvitjen, Sedloski merr në dorë “frenat” e skuadrës

17:16 - 04.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas zyrtarizimit ditën e djeshme nga ana e klubit, trajneri i ri i Vllaznisë, Goçe Sedloski ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën pasditen e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga “Shkodra Sport”.  Tekniku ka filluar kështu zyrtarisht nga puna për përgatitjen e ndeshjes së radhës së kampionatit ndaj Erzenit, që do të luhet të dielën.




Sedloski ka pasur një diskutim me skuadrën në fushë, duke vendosur edhe programin stërvitor për në vazhdim. Më pas, trajneri maqedonas e ka vijuar stërvitjen në fushën “Reshit Rusi”, ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori sportiv i klubit Vioresin Sinani. Po ashtu, në këtë seancë stërvitore, trajneri Sedloski u shoqërua edhe nga ndihmësi i tij Aleksandar Vlahoviç dhe pjesa tjetër e stafit teknik të Vllaznisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.