AKTUALITET

Berisha denoncon: Rama dhe Balluku ndërtojnë autostrada me 24 milionë euro për kilometër

19:30 - 08.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se qeveria shqiptare e ka rritur borxhin public në 107 % të PBB, pra sipas tij rreth 5 miliardë euro.




Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi në Fier, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Evdar Kodheli.

Berisha tha se të gjitha këto para të marra borxh janë vjedhur e shpërdoruar nga qeveritarët.

Për të treguar vjedhjet e pretenduara nga ana e qeverisë, Berisha përmendi ndërtimin e rrugëve, ku sipas tij, në Shqipëri një kilometër autostradë ndërtohet me 24 milion euro për kilometër nga Rama dhe ministrja Belinda Balluku. Ai shtoi se një kilometër autostradë në Gjermani ndërtohet me 2-3 milion euro për kilometër dhe tha se pjesa e mbetur vidhet nga qeveria shqiptare.

“Si ka mundësi të largohen nga Fieri qytetarët, kur ky rreth ka fushën më të madhe të Naftës në Europë? Ka fushat më të mëdha e pjellore. Pse ikin? Ka vetëm një arsye. Varfëria e frikshme në rritje gjatë këtyre 9 viteve. Nga 2007 deri ën 2014 popullata në Shqipëri rritej nga viti në vit. Po tani? Rënie katastrofale. Në vitin 2014 ne ishin qytetarët me pagat më të larta në rajon. Sepse ky vend është më i pasuri në Ballkan.

Me atë buxhet u ndërtuan 11 mijë km rrugë, 1300 shkolla, qindra sisteme kanalizimesh, sisteme shëndetësore dhe sipitale, impiante të ujërave të zeza. Dhe prapë mjaftuan paratë për të dyfishuar rrogat dhe pensionet. Edi Rama nga 2014 e deri më sot, në vend që të kishte trefishuar rrogat dhe pensionet e të vazhdonim ngjitjen e të kapnim edhe Slloveninë. Nëse nga viti 2005 e deri në vitin 2013, nëse borxhi u rrit me 4.4 %, nga 2013 e deri më sot borxhi është rritur me 44 %, ka shkuar 107 %. Ka marrë borxh 5 miliard euro. Të gjitha u vodhën dhe u shpërdoruan.

Me këto para mund të rrisje të paktën 3 herë pensionet dhe 3 herë rrogat e shqiptarëve. Si vidhen? Ajo rruga Lekaj-Fier kushton për Ramën dhe Ballukun 7.2 milion euro, kur vetë autostrada ka kushtuar rreth 2 milion euro për km. Ata ndërtojnë autostrada me 24 milion euro km, në një kohë që në Gjermani autostrada në fushë ndërtohet me 2-3 milion euro. Ndaj dhe kjo shtrëngicë ekonomike dhe varfëri. Rama tani u thotë me injorancë absolute që bëtë gabim vetë që mbollën ullinj. Këtë e thotë një njeri që është i zhveshur nga çdo lloj nocioni”, u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.