AKTUALITET

“Socialistët vuajnë nga dhuna e ‘Rilindjes’”, Kryemadhi nga Fieri: Përballë kemi Armando Subashin që bën pazar për të mos u paraqitur përballë drejtësisë, rafineritë e naftës janë…

19:03 - 08.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se socialistët e vërtetë vuajnë nga dhuna dhe presionet e “Rilindjes”.




Komentet Kryemadhi i bëri gjatë një takimi të opozitës në Fier, ku u prezantua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Evdar Kodheli.

Kryemadhi tha se opozita sot ka përballë kandidatin e PS-së, Armando Subashi, që sipas saj bën pazare për të mos u paraqitur përpara drejtësisë.

Ajo shtoi se rafineritë e naftës në Fier janë të mbyllura e naftëtarët të papunë dhe kërkoi votën e qytetarëve të Fierit në 14 maj për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

“Një nga problemet më të mëdha që ka Rama sot, është që nuk ka një sallë më të madhe për të bërtitur Berisha, Berisha, Berisha.

Ndryshimi vjen nga duart tuaja. Doktor Sali Berisha na mësoi dhe ne të rinjve një gjë të vërtetë. Mos kini frikë të përballeni me mashtrimin dhe krimin.

Djemtë dhe vajzat e Fierit sot janë larguar nga qyteti, për shkak të mungesës së punësimit. Sot në Fier ke vetëm pensionistë dhe të papunë dhe djemtë e vajzat e Fierit janë rrugëve të Europës.

Sot ne kemi përballë Armando Subashin, që bën pazar për të mos u paraqitur përballë drejtësisë. Ai bën sikur ka bërë investime të mëdha. Por kemi vetëm rafineritë e naftës të mbyllura, kemi naftëtarët pa punë, kemi turizmin që thuajse nuk ekziston. Kemi bujqësinë e cila shkatërrohet çdo ditë dhe më shumë edhe për shkak të subvecioneve. Kemi besim se kandidati ynë Evdar Kodheli do të paraqesë planin më të mirë për qytetin e Fierit.

Ftoj të gjithë socialistët e vërtetë, që e dinë sa vuajnë nga dhuna dhe presioni i Rilindjes, për të mos arritur aty ku duhet. Unë mendoj që një pagë 3 mujore nuk vlen sa jeta e qytetarëve të Fierit. Jam e bindur se në 14 maj ata do të votojnë kandidatin që do ju japi pushtetin në duart tuaja. Ne kemi nevojë që Fierin ta drejtojnë djemtë dhe vajzat e Fierit. Në 14 maj ju ftoj që të ftojmë gjithë njerëzit tanë të vinë dhe të votojnë koalicionin “Bashkë Fitojmë””, u shpreh Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.