AKTUALITET

“Do të jem në protestën e banorëve të Bërxullës”, Indrit Hoxha: Qeveria po i dëmshpërblen pronat e tyre me çmim qesharak, kjo bëhet për interesa të tenderave klientelistë

21:42 - 08.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, është shprehur se do të marrë pjesë ditën e nesërme në protestën e banorëve të Bërxullës.




Përmes një postimi në Facebook, Hoxha tha se qeveria po i dëmshpërblen pronat e tyre me çmim qesharak, që sipas tij bëhet për inresa të tenderave klientelisë.

Ai shtoi se opozita nuk është kundër zhvillimit, por kundër vjedhjes dhe sipas tij, ajo që po ndodh me shpronësimet në Bërxullë, nuk është gjë tjetër veçse vjedhje.

Reagimi i Indrit Hoxhës:

Neser ne oren 10:00 do te jem prezent ne protesten e banoreve te Berxullit per ti mbeshtetur ne kauzen e tyre te drejte. Qeveria po i demshperblen pronat  e tyre me nje cmim qesharak dhe po tallet me mundin dhe djersen e atyre njerzve per interesa te tenderave klienteliste dhe abuzues. Ky qe eshte sot ne krye te bashkise deri 14 maj i ka lene totalisht te vetem perballe korrupsionit dhe arrogances se qeverise. Ne nuk jemi kunder zhvillimit , ne jemi kunder vjedhjes. Dhe ajo qe po ndodh me pronat e banoreve te Berxulles nuk eshte gje tjeter vecse vjedhje. Ju ftoj te gjitheve neser ne proteste!! Bashke do te fitojme!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.