AKTUALITET

Zgjedhjet e 14 Majit, Berisha: Kandidatët e primareve janë nuset dhe dhëndurët e lirisë

19:14 - 08.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për kandidatët e zgjedhur nga procesi i primareve gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës në bashkinë e Fierit.




Berisha tha se është përmbysur një praktikë duke vendosur lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve në themel të përfaqësimit të tyre.

Ai shtoi se kandidatët e primareve detyrohen sot ndaj qytetarëve dhe nesër në detyrën e kryebashkiakut do të jenë shërbëtorë të përkushtuar ndaj zgjedhësve të tyre.

“Nuse dhe dhëndurë të lirisë Janë njerëzit e besimit tuaj. Kemi përmbysur një praktikë dhe kemi vendosur lirinë dhe dinjitetin tuaj në themel të përfaqësimit. Sot këta kandidatë detyrohen ndaj jush dhe kam bindjen që nesër në detyrën e qytetarit të parë të bashkisë do jenë shërbëtorë të përkushtuar. Jam i sigurt që do të ndryshojnë për mbarë qytetet ku ata do zgjidhen.

Ndoqa me shumë interes fjalën e Edvar Kodhelit që shquhej nga dy tipare themelore. Vendosja e qytetarit në epiqendër dhe një realizëm i madh. Edvar Kodheli ndonëse kryetar i një bashkie dhe në moment kur akoma PD nuk është në pushtet por ka pushtet të fuqishëm të dhënë nga ju për të përmirësuar në mënyrë thelbësore jetën tuaj. Për të përmirësuar në mënyrë thelbësore, shërbimet ndaj qytetarëve, klimën ndaj biznesit dhe veprimtarinë e fermerëve tanë, sistemin arsimor, shërbimin shëndetësor dhe ky pushtet buron para të gjithash nga vendosmëria e tij për të përdorur me transparencë para jush çdo qindarkë të taksave tuaja.

 Buron nga vendosmëria e tij për të zbatuar filozofinë e Partisë Demokratike që ka në epiqendër familjen, respektin ndaj njeriut, taksat e ulëta që janë një kusht themelor i suksesit të biznesit. Janë një kusht themelor i 2-3 fishimit të bizneseve në qytetet, Janë një gjenerator i fuqishëm i krijimit të vendeve të punës por po kështu kryetari i ardhshëm i bashkisë do ketë zbatim të programit të Partisë Demokratike, një interes madhor për fermerët në katër anët e këtij qarku”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.