AKTUALITET

Boçi mesazh qytetarëve në çeljen zyrtare të fushatës: Ja çfarë nuk do të bëj për ju

18:50 - 09.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati opozitar i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi iu ka dërguar një mesazh qytetarëve elbasanas në çeljen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.




Gjatë fjalës së tij ai pohoi se e vetmja gjë që nuk do të bënte për qytetarët, ishte fakti se nuk do t’i gënjente ata.

“E thjeshta deri në madhështi; faleminderit për mbështetjen. Ky falënderim nuk e shpreh plotësisht mirënjohjen time për ju. Në këtë hapje fushate, përpara se t’ju them qytetarëve se çfarë do bëj unë për ta, do ju them se çfarë nuk do bëj. Le ta ndajmë këtu në shesh të burrave, të bardhën nga e zeza, së pari; nuk do ju gënjej, për asnjë votë, për asnjë parti. Unë nuk pranoj t’ju gënjej, sepse nuk pranoj t’ju fyej. Ndershmëria është politika më e mirë. Unë nuk do t’ju zhgënjej. Sot nuk kam të drejtë që të mos luftoj sepse ne kemi të drejtën dhe detyrën qytetare që të fitojmë”, tha Boçi.

“Ky Elbasani ynë është një vend i ndritur i historisë krenare. I kryqëzimit të kulturave, ku rrinë bashkë xhamia mbret me kishën e Shën Mërisë. Ku jetojnë bashkë ata që besojnë në parajsë dhe ata që nuk e besojnë atë. Është vend i Kristoforidhit, Xhuvanit e shumë emrave të tjerë të nderuar. Është pasuria jonë, fillimi dhe fundi, dashuri jete dhe progresi. Por sot ky vend është kapur prej fyti prej një grushti njerëzish që e kanë helmuar me luftë politike dhe me tym inceneratori. E kanë lënë pa rrugë dhe të zhytur në korrupsion, varfëri dhe dhimbje. Rama po vazhdon eksperimentin e Enver Hoxhës, për të krijuar këtu në Elbasan njeriun më të varfër dhe po kërkon të zhdukë dimensionin e lirisë. Elbasani ynë duron shumë, por kur ta jep përgjigjen të lë pa fjalë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.