AKTUALITET

Festa e Pashkëve, Berisha uron besimtarët katolikë: T’i lutemi Zotit që të bekojë Shqipërinë për rivendosjen e pluralizmit

08:43 - 09.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri, Sali Berisha u ka uruar besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.




Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kjo ditë e bekuar “i ka gjetur kësaj radhe Shqipërinë, besimtarët katolik dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera para një zgjedhje historike me datën 14 maj”.

Ai i ftoi të gjithë “që t’i lutemi ne Zotit që të bekojë Shqipërinë, shqiptarët kudo që janë dhe votën e tyre për rivendosjen e pluralizmit në vend”.

Urimi i plotë:

Gëzuar Pashkët!

Të dashur miq, sonte besimtarët katolik shqiptar dhe të të gjithë botës festojnë Pashkën, ditën e ringjalljes të Krishtit Mbret.

Pashka, dita e ringjalljes së Hyijt është për çdo njeri, për të gjithë besimtarët, ditë e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij.

Vetishëm Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe një e ardhme më e mirë.

Kjo ditë e bekuar i ka gjetur kësaj radhe Shqipërinë, besimtarët katolik dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera para një zgjedhje historike me datën 14 maj.

Duke ju uruar të gjithë besimtarëve katatolik këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi ne Zotit që të bekojë Shqipërinë, shqiptarët kudo që janë dhe votën e tyre për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri.

Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar! #sb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.