AKTUALITET

Festa e Pashkëve/ Nikolla uron besimtarët katolikë: Thirrja për paqe le të përshkojë jetët tona, familjet tona, vendet tona!

09:59 - 09.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve.




Nikolla në ‘Facebook’ shkruan se “Ringjallja e Krishtit është mesazhi i fuqisë së jetës mbi vdekjen” dhe se mesazhi për paqe është nuk është vetëm një mesazh fetar por universal për paqe dhe dashuri.

Sakaq ka uruar “Thirrja e Pashkëve për paqe le të përshkojë jetët tona, familjet tona, vendet tona!”.

Postimi i plotë:

Ringjallja e Krishtit është mesazhi i fuqisë së jetës mbi vdekjen, i rrezes së dritës mbi tunelin e errësirës, i bekimit të dashurisë mbi mallkimin e urrejtjes, i paqes mbi luftën, i ngadhënjimit mbi mungesën e shpresës.

Thirrja  dymijëvjeçare “Paqe për ju” nuk është vetëm një mesazh fetar dhe as vetëm kristian, por një mesazh universal dhe njerëzor, për paqe, dashuri, pajtim e përdëllim!

Thirrja e Pashkëve për paqe le të përshkojë jetët tona, familjet tona, vendet tona!

Gëzuar Pashkët, gjithë besimtarëve katolikë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.