AKTUALITET

“Ka një vendim gjykate që rrëzon VKM-në e Ramës për këtë grabitje”/ Indrit Hoxha mbështet banorët e Bërxullës: Kryebashkiaku mos të qëndrojë si kukull, në prona janë derdhur mund e djersë

11:43 - 09.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha ka mbështetur banorët e Bërxullës në protestën e sotme, për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.




Në një deklaratë për mediat, Hoxha tha se opozita do t’i japë mbështjen politike dhe ligjore banorëve dhe bëri thirrje që qytetarët të ngrenë zërin për padrejtësinë që po u bëhet me prona.

Sakaq shtoi se ka një vendim të gjykatës kushtetuese që rrëzon VKM-në e kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin në këtë zonë, duke e cilësuar si një grabitje që po u bëhet banorëve.

“Ka një vendim të Gjykatës që rrëzon VKM e Ramës për këtë grabitje, unë si qytetar së bashku me banorët që i preken pronat do t’i jap mbështetje. E gjithë opozita do i japë gjithë mbështetjen politike dhe ligjore këtyre banorëve, pasi këto janë prona të trashëguara, është derdhur djersë dhe mund, padiskutim i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Vorës që të çojnë zërin fort për grabitjen e pronës që po i bëhet për interes të Erion Veliajt dhe Edi Ramës, por dhe kukullës që kanë sot në Bashki. Kryetari i Bashkisë Vorës duhet të ishte sot këtu, të linte interesat partiakë dhe duhet të jetë në mbështetje të banorëve”, tha Indrit Hoxha.

Sakaq një banor i Bërxhullës, tha se Hoxha ishte në protestë si një njeri me shpirt human dhe që njeh ligjet ku do të mbrojë të drejtën e tyre.

“Indrit Hoxha nuk ka ardhur si politikan por si një njeri human në shpirt, aktiv sepse nga shpirti i tij buron vetëm e mirë. Falënderoj të gjithë pushtetarët që do na mbështesin, duam njerëz që njohin ligjet dhe të na ndihmojnë me shprirt, jo për karrierë. Vetëm kryeplaku ka qëndruar i fortë dhe ne e kemi mbështetur, të tjerët rrojnë kot. Duhet t’ia djegësh shtëpinë, janë frikacakë. Ky komb ka burra, nuk vdes mendja e tyre e mbrehtë, elitat i ka të forta por europa na i vodhi, na i morri Gjermani, Francezi e çuam zero. Kjo është politika e këtij maskarai, çifutit Edi Rama mos ia paftë hajrit”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.