AKTUALITET

Kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës në protestë: Në fshatin tonë po bëhet një masakër. Shteti duhet të vijë për ballafaqim, mos të bëjë sehir

10:46 - 09.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë si çdo javë, për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.
Në një deklaratë për mediat banorët kanë shprehur pakënaqësi për qeverinë, ku thanë se kryeministri Edi Rama duhet të ballafaqohet me ta në lidhje me pronën që t’i vlerësohet me çmimin e tregut dhe certifikatën e shpronësimit.




“Në fshatin tonë është bërë një masakër dhe nuk dihet se çfarë do ndodhë, për një muaj mbarojnë zgjedhjet dhe askush nuk do t’ja dijë. Do të ri deri në fund, shteti po të dojë të vijë te ne të ballafaqohet, mos të bëjë sehir. Nuk ia falim”, tha një banore.

“Institucionet e shtetit dhe avokati i popullit duhet të vinin këtu. Nuk na ka mbështetur njeri”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.