BOTA

MEK: Alternativa e duhur për Iranin 

14:38 - 09.04.23 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Xheni Shehaj
Duket se Irani nuk po gjen qetësi. Protestat e nisura që me vrasjen e Mahsa Aminit ende nuk kanë ndalur. Por nëse populli është ngritur më këmbë për të ndryshuar regjimin, vetë regjimi përveç shtypjes me dhunë, arrestimeve e vrasjeve çfarë masash të tjera po ndërmerr? Regjimi i mullahëve vijon me të njëjtat metoda dhune që ka përdorur tashmë prej vitesh. Por ajo që vërehet është se protestat nuk kanë sjellë vetëm reagimin e qeverisë aktuale iraniane. Në horizont duken lëvizjet që po ndërmerr princi i kurorës, djali i Shahut të Iranit, Reza Pahlavi. Pahlavi mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih e më pas shtoi takimet në Londër, Paris e Bruksel. Pas këtyre takimeve të bujshme në të cilat mori pjesë Reza Pahlavi, iranianët jo vetëm që nuk u dukën të kënaqur por i shtuan prostestave të tyre pankartat: “No Shah!” “No Mullah!”.
Arsyeja: iranianët e mbajnë mend mirë regjimin e Shahut e sigurisht që nuk do të donin rikthimin e të birit pasi siç thotë dhe një shprehje popullore: “Dardha bie nën dardhë”. Po sjellim një historik të shkurtër të kohës kur Iranin e sundonte Shahu.
Një historik i shkurtër i sundimit të Dinastisë Pahlavi
Dinastia Pahlavi i ka fillimet e saj në vitin 1926 kur Reza Shah u kurorëzua dhe u bë sundimtari i Iranit. Padyshim që Shahu la gjurmët e tij në qeverisjen e vendit por jo për mirë. E vërteta është se Shahu ishte një tiran mizor që sundonte me grusht të hekurt. Ai shtypi kundërshtarët, censuroi mediat, vendosi ligjin ushtarak dhe mbretërimin e tij, çoi në varfëri të përhapur, korrupsion dhe analfabetizëm. Pahlavi marshoi në Teheran në 1921, duke i dhënë fund lëvizjes demokratike iraniane. Ai erdhi në pushtet, shpalli ligjin ushtarak dhe u pozicionua si një njeri i fortë.
Parlamenti i nënshtruar e zgjodhi atë Shah, duke vendosur kështu dinastinë Pahlavi. Reza Shah do të mbahej mend për metodat e tij shtypëse, përfshirë shtypjen e pakicave dhe lëvizjeve, frikësimin e shtypit dhe intelektualëve, mosrespektimi e Kushtetutës dhe Parlamentit të vitit

2 / 3
1906 dhe detyrimin që gratë të hiqnin shamitë. Nuk ngurroi të vriste gazetarë dhe politikanë që flisnin kundër regjimit dhe metodave shtypëse që ai përdorte. U kthye në një figurë famëkeqe dhe u kritikua gjerësisht për regjimin e tij brutal dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.
Në vitet 1930, Reza Shah shprehu admirimin e tij për Hitlerin dhe regjimin nazist në Gjermani. Ai ftoi këshilltarët ushtarakë nazistë në Iran. Shahu e pa karrierën e tij si të ngjashme me atë të Hitlerit. Duke dashur aleancën e tij me Hitlerin, britanikët dhe sovjetikët e detyruan atë të abdikonte në vitin 1941 dhe t’ia dorëzonte pushtetin djalit të tij, Mohammad Reza Pahlavi. Djali erdhi në pushtet në vitin 1941 dhe ishte 22 vjeç. Në moshën 34-vjeçare, Shahu zëvendësoi monarkinë kushtetuese me një regjim autokratik. Në vitin 1953, Shahu u rrëzua përmes demonstratave mbarëkombëtare. CIA dhe Shërbimi Informativ Britanik e sollën atë në pushtet përmes një grushti shteti kundër qeverisë reformiste nacionaliste të Dr. Mohammed Mossadegh. Më pas, nën presionin e SHBA-së, filloi të merret me modernizimin e vendit. Grave iu dha e drejta e votës, e drejta e divorcit; filloi krijimin e bizneseve të reja, zhvillimin e urbanizimit, zhdukjen e analfabetizmit, reformën agrare dhe industriale. Shumë udhëheqës fetarë u internuan sepse kundërshtuan reformat. Në vitin 1963 Ayatollah Khomeini organizoi një komplot kundër Shahut, i cili, pasi zbuloi përgjegjësinë e Khomeinit, dekretoi internimin e tij.Shahu vazhdoi me centralizimin e pushtetit në duart e monarkisë dhe mprehu karakterin despotik të pushtetit, duke hequr parlamentin dhe duke përdorur një regjim policor. Përmes rolit të SAVAK, pati një shtypje brutale të të gjitha llojeve të opozitës. Në frontin e huaj, ai u përpoq të krijonte marrëdhënie të përzemërta në një nivel ndërkombëtar dhe të paraqitej në botë si një “monark i ndriçuar”, gjithashtu përmes një fushate të fortë të promovimit personal, duke dhënë intervista për gazetat në të gjithë botën.
Nga sa shihet regjimi i Shahut nuk ndryshon shumë nga regjimi i mullahëve. Me ardhjen në pushtet të mullahëve, Irani u kthye në thertore dhe dënimin e vuajtjet më të mëdha u ruajtën për muxhahedinët. Shtrëngimi i masave, detyrimi i hixhabit të grave, ndërprerja e internetit, shtypja, mungesa e lirisë së shprehjes, veshjes, mendimit, arrestimet arbitrare, torturat, dënimi me vdekje, e shumë ligje të tjera vazhdojnë të jenë aktuale. Kemi përballë dy regjime që përdorin metoda brutale, që ndalojnë fjalën, mendimin, veshjen, sjelljen, që kanë në brendinë e tyre dënimin kapital. Kemi dy regjime që populli iranian nuk i do dhe këtë e ka treguar e po e tregon: të parin e rrëzoi dhe të njëjtën gjë po tenton të bëjë dhe me të dytin.
I gjendur në këtë udhëkryq populli iranian duket se i ka kthyer sytë nga MEK, organizata muxhahedine me në krye znj.Maryam Rajavi. Alternativa e muxhahedinëve, plani me dhjetë pika i Rajavit duket se i shkon për shtat iranianëve dhe qeverisjes që ata duan. Të lodhur nga regjimet e mëparshme, të zhgënjyer, të vrarë e të torturuar iranianët kërkojnë tashmë një regjim të ri, i cili do ti mundësojë atyre lirinë, do ti sigurojë të ardhmen e do ti ringjallë shpresën e shuar.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.