AKTUALITET

Meta vlerëson kandidaturën e Boçit dhe tregon objektivin për ‘14 Majin’: Elbasani duhet të dalë 7-0

18:46 - 09.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vlerësuar kandidaturën e Luçiano Boçit në Elbasan, ndërsa ka treguar synimin e tij për këtë qark, duke thënë se rezultati për zgjedhjet do jetë 7-9.




Nga Elbasani, Meta tha se është krim që të lihen qytetarët bashkive të këtij qarku në dorë të Rilindjes.

“I dashur kryebashkiak i Elbasanit, Luçiano Boçi. Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën kur Boçi la mandatin e deputetit për t’ju kthyer identitetin qytetarëve. Qyteti u nëpërkëmb nga sekti i Rilindjes. Ti nuk je vetëm përfaqësues i koalicionit tonë, por përfaqësues i opozitës qytetare elbasanas. Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Elbasani duhet të dalë 7-0. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të atyre që zihen me grushte, apo atyre të Librazhdit që zihen për tenderat. Ndaj votoni kandidatët tanë”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.