AKTUALITET

“Tigrat e Ballukut”/ Eksperti i mjedisit për Panorama TV: Qeveria ka sjellë dy rrangalla për përfitime monetare dhe shpërdoron paratë publike. Ndotja do jetë e madhe, një vend që aspiron BE nuk mund të…

14:08 - 09.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Abdullah Diku, specialist për çështjet mjedisore në një intervistë për Panorama TV ka folur në lidhje me kontratë e lidhur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për dy termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 2” të vendosur në Vlorë, ku tha se këto dy të fundit do të sjellin ndotje të madhe në qytet nëse vendosen në punë.




Diku i ka konsideruar këto TEC si dy përbindësha dhe rrangalla që janë sjellë nga Bangladeshi për përfitime monetare nga institucionet dhe ndotja në mjedis do të jetë e madhe, ku shtoi se një re e zezë do ‘pushtojë’ Vlorën e cila pritet të shpërndahet dhe në vendet e rajonit.

Sakaq shtoi se qeveria po shpërdoron paratë publike dhe po cenon sigurinë kombëtare, pasi eksperti tha se mungesa e energjisë në vend lidhet me sigurinë e shtetit pasi ky i fundit nuk po vendos në funksion burimet që ka vendi.

Pjesë nga intervista:

Qëllimet e TEC-ve?

Është vetëm përfitim ekonomik, me siguri asnjë vend i Europës si ka pranuar me siguri ndonjë lobist ka paguar pranë qeverisë. Ne do paguajmë për këto TEC, janë lekë të taksapaguesve të cilat shpërdorohen në këtë kompani, aq më tepër në gjirin e Vlorës që është zonë e ndjeshme mjedisore.

Cilat janë dëmet që shkaktohen në mjedis?

Së pari sasia e konsumit të lëndëve djegëse, ku rezulton se këto TEC do djegin 600 ton naftë të rëndë në një ditë, sasi e barabartë me 120 mijë makina në një ditë. Është një sasi jashtëzakonisht e madhe ndotje, jo vetëm për lëndët kimike në atmosferë por dhe procesi i mirëmbajtjes. Uji do të derdhet në det, parashikohet një re e madhe tymi që do të mbulojë Vlorën, ka gaz të dëmshëm që do çlirohet në atmosferë. Është sasi e madhe që ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut, do të shkaktojnë ndotje të jashtëzakonshme në këtë zonë. Vetë deti Adriatik nuk është se ka rryma të fuqishme dhe këto mbetje do të ngelen në një zonë pranë gjirit. Por dhe një vend që aspiron për në BE nuk duhet të lejojë që ndotja të përcillet në vendet e tjera të rajonit, reja e madhe nuk do ndikojë vetëm në Vlorë por mund të ketë impakt më shumë.

Ndikon dhe në ekonomi?

Ne themi që do zhvillohemi në turizëm, ku në zemër të zonave më të bukura vihen këto dy përbindësha që do e shkatërrojnë këtë burim kryesor të ardhurash që ne kemi. TEC-et janë aty edhe pse nuk punojnë ne paguajmë. Ne paguajmë lekë dhe në këmbim nuk marrim asgjë, kjo lidhet me mediokritetin e administratës që në vend të kujdesen për paratë publike duket sikur bën çmos që ato të shpenzohen, kjo vihet re dhe në boshatisjen e hidrocentraleve. Energjia elektrike lidhet me sigurinë kombëtare, kur shpërdorohet lidhet me sigurinë e një shteti. Futja e këtyre TEC në zemër të turizmit, ka kosto të larta pasi prodhohet me naftë. Qeveria mund të vinte në punë një TEC me gaz, të bëjë përshtatje të duhura dhe të kemi energji duke përdorur gazin e lëngshëm. Miliona euro janë shpenzuar, ndërsa ne blejmë dy rrangalla nga Bangladeshi.

Cilat janë masat që duhen marrë?

Masa më e mirë është përzënia e tyre nga aty ku kanë ardhur. Ne duhet të investohemi në burime që kemi, të rinovohem dhe jo të kthehet mbrapa në kohë në vitet 50. Nuk ka logjikë që të prodhohet energji me naftë. Ne kemi nënshkruar një konventë për ndryshimet klimatike, nuk ka njeri me logjikë që të pranojë që të shtohet gaze të dëmshme ne mund të përmbushim detyrimet. Ne firmosim premtime por në praktikë ndodh e kundërta. Sillen dy TEC për kapriço ose përfitim monetar, vetëm aspekte negative shihen.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.