AKTUALITET

Berisha bën premtimin publik: Do të anulojmë projektin e Portin e Durrësit

12:44 - 10.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha tha sapo të vijë në pushtet do të anulojë projektin e Portin e Durrësit, që siç tha ai është një vjedhje e madhe që ka për qëllim të pasurojë Edi Ramën.




Berisha gjatë një komunikimi me qytetarët në Facebook u shpreh se ka nisur denoncimet dhe do bëjë gjithçka që ai projekt të anulohet.

“Kjo vjedhje e madhe ka për qellim të bëjë miliarder Edi Ramën. Natyrisht të shtojë miliardat tek Alabari i Edi Ramës. Por kjo kurrë nuk do pranohet. Do anulohet. Ne kemi filluar denoncimet. Ju keni parë përgjigjen e prerë kategorike të komisionerit të zgjerimit i cili shprehet se respektimi i MAS është detyrim pa kushte ligjore. Ndaj dhe do bëjmë gjithçka ta anulojmë.

Ndërsa i  pyetur nëse do të hetojë deputetët e Parlamentit, Berisha u përgjigj: “Lidhur me hetimin, ju e dini që unë kam dërguar në parlament një ligj që heq parashkrimin për ministrat, kryeministrat.  Rama nuk e pranon. Por zotimi im solemn është se ai ligj do votohet në javët apo në muajt e parë të mandatit të parë. Ai ligj është jetik. Parashkrimi për hajdutët e pushtetit është një amnisti për ta. Parashkrimi u bën të mundur atyre të krijoni parajsa përrallore. A do hetohet? Pa diskutim, edhe ata që kanë abuzuar. Parashkrimi do ketë efekte prapavepruese nga 22 marsi i vitit 1992 për të mos thënë 31 mars 91 e në vazhdim”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.