AKTUALITET

Eksperti i çështjeve vendore në Panorama TV: Kandidatët nuk mund të bëjnë premtime të parealizueshme

17:34 - 10.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agron Haxhimali, ekspert i çështjeve vendore ka analizuar ditën e sotme premtimet e kandidatëve për bashkitë e vendit, për zgjedhjet e 14 Majit.




Ai u shpreh në studion e Panorama TV se një pjesë e premtimeve që bëhen nga kandidatët qoftë nga ata që janë në detyrë apo edhe ata që garojnë për herë të parë janë të parealizueshme.

“Një pjesë janë premtime të parealizueshme dhe të pamundshme. Një kandidat duhet të bëjë premtime bazuar në njohjen e plotë të karriges ku do shkojnë, bazuar në kapacitetin, funksionet që ka bashkia. Nuk mund të pretendosh që do bësh spital, fushë avionash.

Ti nuk i bën dot. Premtimet janë bërë nga të dyja kampet. Premtime shkojnë si kundër përgjigje për kundërshtarin. Një kandidat i mirë, duhet të tregojë vizionin e tij se çfarëdo qyteti. Duhet të bëjë një listë prioritetesh”, tha Haxhimali.

Ai nënvizoi se bojkotimi i zgjedhjeve nga ana e partive opozitare tre vite më parë ka dëmtuar rëndë sistemin. “Bojkotimi i zgjedhjeve para 4 viteve ka dëmtuar rëndë sistemin”, u shpreh ai.

Sipas tij moshat e reja që largohen kanë humbur shpresën dhe një faktor i rëndësishëm për këtë gjë, sipas tij, është edhe pushteti vendor.

“Moshat e reja largohen sepse kanë humbur shpresën. Por një faktor i rëndësishëm janë edhe të zgjedhurit vendor. Në këtë gjendje janë sot njësitë vendore. Është një risi që sjellin këto zgjedhje me një mozaik me shumë ngjyra, me shumë kandidatë”, deklaroi Haxhimali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.