AKTUALITET

Merr flakë në lëvizje autobusi i linjës së “Institutit” në Tiranë, detajet e para

17:24 - 10.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e kryeqytetit ka bërë me dije se një autobus i linjës së “Institutit” ka marrë flakë në lëvizje e sipër, në rrugën “Dritan Hoxha”.




Blutë njoftojnë se si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht pjesa e motorit të mjetit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.