AKTUALITET

Paralajmërimi i Ramës për të dalë nga Arbitrazhi, Deputeti: U thotë investitorëve të huaj ‘ju masakroj, ju shemb’, siç bëri me Prestige Resort

12:57 - 10.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu është shprehur se paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për të nxjerrë vendin nga Gjykata e Arbitrazhit kthen ekonominë nga tregu në totalitare.




Në studion e Panorama TV, Agalliu theksoi se kjo deklaratë frikëson investitorët e huaj dhe me këtë paralajmërim, “Rama u thotë ‘ju masakroj, ju shemb’, siç bëri me Prestige Resort”.

Arbi Agalliu: “Në një situatë ku jeni aktualisht është e papreferuar për investitorët e huaj. S’kemi investime nga vende të zhvilluara. Kemi nga vende të Lindjes së Mesme. Të vijnë para nga vende të qëndrueshme. Përveç problematikave që ka ekonomia shqiptare vjen edhe kjo deklaratë. Kjo vret besimin në Shqipëri. Vjen vetëm ai që është klient i qeverisë. Heqja dorë e mekanizmave mbrojtës të sistemit, nëse një investitor i huaj vjen do të thotë që ka marrë garanci nga drejtuesit e vendit. Nëse thotë heq dorë nga Arbitrazhi, si do vijë ai këtu.

Shpresoj që të mos ndodhë. Nëse ndodh do të thotë të minosh edhe pak ato avantazhe konkurruese që ka Shqipëria në rajon e më gjerë.

Kjo është si të kthehesh në regjimin totalitar, heqim dorë nga marrëdhënia ndërkombëtare, e drejta ndërkombëtare, marrëdhënie bilaterale me shtete të ndryshme duke iu thënë ju masakroj, ju vjedh, ju prish pronën. Siç ishte rasti i Prestige Resort.

Ju nuk keni të drejtë të ankoheni, kush vjen, kush do të marrë guximin. Kthen ekonominë e tregut në ekonomi totalitare.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.