AKTUALITET

A do të ketë protesta për rrëzimin e Ramës? Berisha: Gjithçka do bëhet për ti shkurtuar jetën qeverisë

12:24 - 10.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook u pyet nëse do të zhvillohen protesta për zgjedhje të parakohshme. Në përgjigje, Berisha tha se do të behet gjithçka për t’i shkurtuar jetën qeverisjes së Ramës.




Berisha akuzoi kreun e qeverisë se në këtë fushatë po shkel cdo rregull dhe po dhunon cdo parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta

Pyetje: Pas zgjedhjeve vendore po qe se ne fitojmë, shumicën absolute, a do të bëjmë protesta për zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Berisha: Ke kapur një çështje kryesore, qeveria e Edi Ramës nuk ka legjitimitet. Legjitimiteti i saj ka humbur që në krijimin e saj. Kjo qeveri u ndërtua mbi sistemin e patronazhistëve, mbi makinerinë e vjedhjes së votës dhe mbi terrorin ndaj zgjedhësve

Unë mund të them se qëllimi numër një i PD është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë.

Gjithçka do bëhet për ti shkurtuar jetën e qeverisjes Ramës dhe që qytetarët të votojnë të lirë. Edhe në këtë fushatë Rama po shkel cdo rregull, po dhunon cdo parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Fatura në fund do ti shkojë atij dhe vetëm atij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.