AKTUALITET

“Luçiano Boçi ka ndezur flakën e fitores”/ Meta: Elbasani duhet t’i japë përgjigjen e merituar Rilindjes

09:11 - 10.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se Elbasani do t’i japë përgjigjen e merituar Rilindjes më 14 maj.




Meta vlerësoi kandidaturën e Luçiano Boçit për kryebashkiak, ndërsa theksoi se ai ka ndezur flakën e fitores në të gjithë qarkun e Elbasanit.

“Qarku i Elbasanit duhet t’i japi përgjigjen më të merituar Rilindjes dhe duhet të dalë 7-0 për një arsye shumë të thjeshtë”, shprehet Meta.

Reagimi i Ilir Metës:

Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën që Luçiano Boçi vendosi të lërë mandatin e deputetit për t’ia kthyer qytetin elbasanasve.

Faleminderit Luçiano që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha Bashkitë e Qarkut të Elbasanit.

Qarku i Elbasanit duhet t’i japi përgjigjen më të merituar Rilindjes dhe duhet të dalë 7-0 për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse Rilindja e katandisi Qarkun e Elbasanit në të parafundit përsa i takon nivelit të mirëqenies dhe nënkampion përsa i takon varfërisë në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.