BLUETOOTH

Flirtime dhe batuta brenda “BBVA”, Lorenc Hasrama: Ne të gjithë bëjmë gabime…

18:17 - 11.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lorenc Hasrama vendosi që me vullnet të plotë të linte shtëpinë e “BBVA” dhe i ftuar në “Ftesë në 5”, ai foli për përvojën e tij brenda shtëpisë, si dhe foli për të dashurën, me të cilën ka disa muaj i lidhur.




Po, Lorenci ka një të dashur, pavarësisht ngacmimeve dhe ‘flirteve’ që pati me Jorin dhe afrimitetin që (ri) krijoi me Keisin.

Lorenci tha se e dashura jashtë s’e ka përjetuar shumë mirë, por do ta rregullojnë marrëdhënien.

 “Besoj që janë gjëra që rregullohen. Ne të gjithë bëjmë gabime, qoftë edhe padashje, unë i quaj gabime gjithmonë. Për sa kohë, qëllimet e mia nuk kanë qenë të tilla, siç janë dukur në disa momente, ne i mbajmë ato gabime në shpatulla dhe vazhdojmë përpara dhe tregojmë që s’janë ashtu si duken”.

Mes batutave, ai i justifikoi disi ngacmimet me Jorin dhe tha se: “Unë kam qenë tip rrugaçi, por ka ca vite që e kam ndarë mendjen të jem korrekt. Në një moment u duka si jo korrekt në shtëpi, por jo çdo gjë është siç duket”.

Sigurisht, lidhja e Lorencit është pak surprizuese, por fundja, gjithçka në kuadër të lojës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.