LAJMI I FUNDIT

“Mirë që kemi Luizin”/ Debate dhe diskutime të forta në shtëpi, Efi për Kristin: Dikush duhet të zë vendin e Oltës

18:05 - 12.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Big Brother VIP Albania po sjell vazhdimisht situata dhe debate të ndryshme mes banorëve që po vazhdojnë këtë rrugëtimi drejt çmimit të madh.




Kanë mbetur më pak se një muaj nga mbarimi i këtij  formati dhe duket se çdo ditë banorët po sjellin diskutime të ndryshme duke krijuar dinamika që ngjallin kureshtjen e publikut.

Një tjetër spektakël i ‘zjarrtë’ me debate ishte edhe mbrëmë (e martë) kur disa prej banorëve diskutuar ashpër me njëri-tjetrin. Por, diskutimet me tone të ashpra vazhduan edhe pas përfundimit të spektaklit kur debatin e ndodhur në mes të Luizit dhe Kristit e komentuan Efi me Nitën.

Efi ka insistuar duke thënë se Kristi po mundohet me çdo kusht që të zërë vendin e aktores Olta Gixhari për t’i dalur përballë Luizit.

Efi:E mira është që Luizi prapë mbetet Luiz, kurse dikush duhet të zërë vendin e Oltës, është shumë e dukshme kjo gjë, ky po përpiqet, të gjithë po marrin nga njëri-tjetrin, (Luizi) është aty ku është sepse edhe kur ai nuk është prezent çdo lloj muhabeti lidhet me të, ai e ka arritur, kurse ky (Kristi) po përpiqet të arrij dhe po duket, është shumë e dukshme dhe e shëmtuar.

Në anën tjetër ndonëse edhe ajo është përfshirë në debate me Luizin ditëve të fudnit, Nita u shpreh se këngëtari është një super lojtar dhe këtë nuk e mohon.

Nita: Luizi e ka bërë vendin e vet është super lojtar por edhe Kristi po përpiqet të zë vendin e vet.

Theksojmë që banorët e mbetur janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, finalja e madhe mbahet më 6 maj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.