BLUETOOTH

“Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh”/ Flor Binaj flet hapur për largimin nga ‘Portokalli’: Nuk donin të më mbanin

14:49 - 12.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flor Binajn është në një prej personazheve më të dashur të ekranit, pasi publiku i ka dashuruar rolet e tij në emisionin e humorit në “Portokalli”.




Ndër të gjitha rolet, një ndër më të suksesshmit ka qenë ai i polic Kolës, rol nga i cili duket se s’ka hequr dorë.

Në një intervistë aktori ka treguar se do ta risjellë këtë rol, jo më në “Portokalli” por në filma apo teatër. Gjatë bisedës në studi, Binaj ceku edhe largimin e bujshëm nga “Portokalli”.

Ai tregoi se kur e kuptoi që nuk donin ta mbanin, i “parakaloi” duke u larguar ai i pari.

“Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më eshtë dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për t’u larguar. Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte te hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vet”, ka përfunduar aktori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.