AKTUALITET

Spektakli i MasterChef/ Pjata nuk shkoi mirë në garën spanjolle – 44 persona u helmuan nga ushqimi

15:58 - 13.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Producenti i “MasterChef” në Spanjë u ka kërkuar falje garuesve, për helmimin nga ushqimi që kanë pësuar 44 persona pasi kanë shijuar pjatat që u janë servirur.




Lojtarët e garës së kuzhinës përgatitën një menu për 120 punëtorët e akuariumit të famshëm Oceanogràfic në Valencia, me rastin e 20-vjetorit të funksionimit të tij.

Nën drejtimin e kuzhinierit të njohur spanjoll, Rakel Cernicharo, garuesit përgatitën pjata me ushqim deti si levreku dhe midhjet, ndërsa për ëmbëlsirë iu kërkua të bënin një cheesecake japoneze me alga deti.

Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej. Me shumë mundësi, garuesit ose nuk i kanë gatuar siç duhet përbërësit, ose ushqimet e detit që kanë përdorur nuk kanë qenë të freskëta.

Si rezultat, 44 nga personat që provuan pjatat u helmuan nga ushqimi. Sipas një raporti të El Pais, simptomat që ata shfaqën ishin të vjella dhe probleme gastrointestinale.

Madje njëri prej tyre e përshkroi përvojën e pakëndshme në llogarinë e tij personale në Twitter. Në postimin e tij ai shkruante: “Faleminderit MasterChef për përvojën më të keqe të kuzhinës që kam pasur ndonjëherë në jetën time”.

Një tjetër grua ka treguar se ka humbur 5 kg për shkak të gastroenteritit, ndërsa theksoi se i duheshin injeksione Primperan që të mund të shërohej.

Producenti i programit, Shine Iberia shprehu keqardhjen për ngjarjen fatkeqe dhe pohoi se është incidenti i parë i tillë në 11 vitet që është transmetuar konkursi i gatimit.

“Ky është një rast absolutisht i jashtëzakonshëm në këto 11 vite MasterChef në Spanjë, një program në të cilin është një prioritet absolut të garantohet kujdesi ushqimor i njerëzve të përfshirë”, tha ai.

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka nisur hetimet për shkaqet e helmimeve masive nga ushqimi. Ngjarja ndodhi në janar, por u shfaq dje në televizionin spanjoll.

Gazeta Shqiptare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.