AKTUALITET

Morën peng burrë e grua për disa orë/ Prokuroria e Elbasanit mbyll hetimet për Seit dhe Kreshnik Manahasën, kërkon 15 vite burg…

17:42 - 16.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Burime për Panorama TV konfirmojnë se Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për dy shtetasit Seit dhe Kreshnik Manahasa.




Në përfundim të hetimeve, burime për Panorama TV bëjnë me dije se Prokuroria kërkoi dënimin me 15 vite burg të Seitit dhe me 10 vite për Kreshnikun.

Ata u arrestuan rreth një vit më parë për akuzat “vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “ngacmim seksual i mbetur në tentativë”, “kryerje e marrëdhënieve seksuale pa dëshirë” dhe “heqja e lirisë”.

Kujtojmë se rreth një vit më parë, të dy shtetasit, në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë i kanë hequr lirinë me forcë një biznesmeni dhe një gruaje që dyshohet se ka qenë punëtore e tij, të cilët janë mbajtur peng për disa orë nga Kreshnik Manhasa, derisa ka ndërhyrë policia.

Sipas burimeve nga policia atëherë, pengmarrja e tyre ishte bërë për të përfituar një shumë të caktuar parashë.

Ndërkohë mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i gjykatës për dy shtetasit, lidhur me veprat penale që ata kanë kryer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.