AKTUALITET

Erion Veliaj dhe Elvana Gjata shërbejnë për besimtarët myslimanë darkën e iftarit për Natën e Kadrit: “Mirënjohës për këdo që ndihmon dikë në vështirësi”

14:31 - 18.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, shërbyen mbrëmjen e djeshme iftarin e Natës së Kadrit në Qendrën Sociale “Të Qëndrojmë së Bashku” në Kombinat. Këngëtarja u shpreh mirënjohëse që i shërbeu në këtë natë të shenjë  besimtarëve myslimanë. Ndërsa, Veliaj i uroi të gjithë besimtarët agjërim të pranuar në një natë ku vlerësohet sakrifica e secilit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.




“Faleminderit shume, Lali Eri! Është vërtet nder për mua! Faleminderit shumë për ftesën! Zemra jote është e madhe dhe unë jam shumë e lumtur që jam këtu me ty sot, bashkë me motrat dhe vëllezërit tanë. Zoti ju’a pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat tuaja të mira! Më vjen mirë që, ashtu siç Zoti është treguar i mirë me mua, të jem ndihmë, të jem krah për të gjithë ju që jeni këtu sot dhe shumë të tjerë”, tha Elvana.

Ndërsa Veliaj u shpreh:

“Unë dhe Elvana mezi e pritëm që të shërbenim darkën e Natës së Kadrit së bashku me ju. E di që kemi kaluar kohë shumë të vështira dhe jam shumë i ndërgjegjshëm për këtë. Sa herë sjell një mik ose një mikeshë, siç kam sjellë sot Elvanën, është një mënyrë për të dhënë një mesazh se kur jemi bashkë mund të bëjmë disa gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Unë ju njoh shumë prej jush, ua di historinë, sakrificat, e ndonjëherë edhe vështirësitë që keni kaluar në jetë. Sot është një natë kur kërkojmë falje për ato gjëra që nuk i kemi bërë si duhet, kërkojmë mëshirë për ato ditë që nuk kemi qenë në formën tonë më të mirë, kërkojmë ndihmë që Zoti të na japë fillimisht njëri-tjetrin. Po të kemi njëri-tjetrin, po të kemi dashuri, ne mund të ecim përpara”.

Ndër të tjera kryebashkiaku vlerësoi këngëtaren për gjestin e saj human, që iu bashkua në natën e shenjtë të Kadrit:

“Sot jam shumë mirënjohës për Elvanën dhe punën që ajo bën. Ajo është një nga ato artiste, e cila edhe pse është kaq e kërkuar, tha unë do vij dhe do shërbej një pjatë supë; do të thotë se kush është i mirë si qytetar, është i mirë edhe si artist. Sot na duhen më shumë se kurrë njerëz që mbjellin paqe dhe dashuri, sesa ata që mbjellin inat dhe sherr. Për sa kohë që shumica e do mirëkuptimin, e do bashkëpunimin, shumica e sheh tjetrin jo me ego, por si ta ndihmojë të ecë përpara, unë besoj se ky është një mësim që Elvana na jep për të gjithë të rinjtë.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.