AKTUALITET

“Fëmijë askush s’ka të drejtë t’ju prekë pjesë të trupit tuaj!”- Krimet s*ksuale tek të miturit, çfarë duhet të dimë! Ja si pedofilët përpiqen t’i mbajnë nën kontroll

09:41 - 18.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj në një intervistë për “Panorama e Mëngjesit”, ka treguar statistikat e fëmijëve të ngacmuar dhe abuzuar seksualisht në Shqipëri, dhe se si pedofilët përpiqen t’i mbajnë nën kontroll.




Ai u shpreh se raportoi i të miturve që janë viktimë të dhunës ose ngacmimeve seksuale në vendin tonë është 1 me 10, por kjo shifër sipas tij nuk është e besueshme.

Por, Hazizaj thekoi se “ka mungesë balance se çfarë fëmijët raportojnë në të vërtetë dhe çfarë raportojnë në institucionet e ligjit, që është policia. Jemi shumë larg arritjes së numrave të vërtetë”.

Ai u shpreh se të gjithë këta fëmijë duhen asistuar dhe duhen mbrojtur, ndërsa institucionet, shkolla e prindërit duhet të punojnë shumë në edukimin e tyre për t’i bërë të qartë të se e askush nuk ka të drejtë t’i prekë në pjesë të tyre të trupit, përfshirë edhe njerëz shumë të afërt.

Altin Hazizaj: “Krimet seksuale në fëmijëri kanë tendencën të mbeten të fshehura derisa personi të rritet, krijon besim tek vetja dhe kupton që kjo ngjarje që ndodhi nuk është për fajin tim. Fëmijët kanë bindjen se kanë bërë diçka të gabuar dhe prandaj ka ndodhur dhuna seksuale. Është tipik justifikimi që pedofilët kërkojnë t’i mbajnë fëmijët nën kontroll dhe nën dhunë seksuale që është faji i tyre që ka ndodhur”, tha ai.

“Niveli i krimeve, ngacmimeve seksuale dhe i dhunës seksuale që ndodhin ndaj fëmijëve krahasuar me raportimet në polici nuk përputhen në asnjë vend të botës, por në Shqipëri janë tepër larg.

Në Shqipëri raporti i fëmijëve që janë viktimë të dhunës ose ngacmimeve seksuale është 1 në 10. Nuk e besojmë tërësisht, por fëmijët shqiptarë kaq deklarojnë.

Nëse do e përkthenim në një shifër absolute, janë minimum 22 mijë fëmijë të cilët të paktën 1 herë në jetën e tyre janë prekur nga dhuna ose ngacmimi seksual.

Nëse shikojmë të dhënat policore në tërësi për fëmijë dhe të rritur janë diku tek 100-150 mijë krime seksuale të deklaruara.

Ka mungesë balance se çfarë fëmijët raportojnë në të vërtetë dhe çfarë raportojnë në institucionet e ligjit, që është policia. Jemi shumë larg arritjes së numrave të vërtetë.

Të gjithë këta fëmijë duhen asistuar, mbrojtur dhe kujdesur. Krimet seksuale në fëmijëri kanë tendencën të mbeten të fshehura derisa personi të rritet, krijon besim tek vetja dhe kupton që kjo ngjarje që ndodhi nuk është për fajin tim. Fëmijët kanë bindjen se kanë bërë diçka të gabuar dhe prandaj ka ndodhur dhuna seksuale. Është tipik justifikimi që pedofilët kërkojnë t’i mbajnë fëmijët nën kontroll dhe nën dhunë seksuale që është faji i tyre që ka ndodhur.

Prindërit, shkolla, ne të gjithë media, ne si organizatë e kemi për detyrë t’ia bëjmë të qartë të fëmijëve se e askush nuk ka të drejtë t’i prekë në pjesë të tyre të trupit, përfshirë edhe njerëz shumë të afërt. Kur ndodh një ngjarje e tillë trego, mos ki as turp dhe asgjë. Tregoje sepse ky person sot të ngacmon ty, nesër një fëmijë tjetër. Tendenca e personave që kryejnë këto krime seksuale është që të vazhdojnë t’i bëjnë derisa të dënohen.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.