LAJMI I FUNDIT

Statistikat e Çelsi-Real/ “Blutë” besojnë te mrekullia, vetëm “Los Blancos” i mundin në “Stamford”

14:59 - 18.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çelsi do të presë në “Stamford Bridge” Realin në aktin e dytë të çerekfinales së Champions, me ‘Blutë” që shpresojnë te një përmbysje, sado e vështirë duket. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj statistikat më interesante të këtij dueli.




– Në dy sezonet e fundit, e vetmja humbje në shtëpi e Çelsit në Champions ishte ajo kundër Realit të Madridit, në prill 2022: 7 fitore, 1 barazim. Asnjë kundërshtar nuk ka fituar dy herë në “Stamford Bridge” në historinë e kompeticionit.

– Çelsi ka humbur 0-2 kundër Realit në ndeshjen e vajtjes së kësaj çerekfinaleje. Blutë janë kualifikuar në pesë nga 7 rastet e ndeshjeve me eliminim direkt në Champions, kur e kanë luajtur takimin e parë në transfertë, duke ia dalë edhe në dy rastet, në të cilat janë gjetur në disavantazh të dy golave (kundër Napolit në 2011-‘12 dhe PSG-së në 2013- ‘14).

– Reali e ka kaluar turin e Champions-it në 18 nga 19 rastet, në të cilat ka fituar ndeshjen e vajtjes me më shumë se dy gola diferencë, duke u eliminuar vetëm nga Monako në çerekfinalet e edicionit 2003-‘04 (4-2 ndeshja e vajtjes dhe 1-3 e kthimit, eliminuar vetëm për shkak të golit në fushë kundërshtare).

– Çelsi e ka kaluar turin e 1/8- ave të këtij edicioni të Ligës së Kampioneve kundër Borusias së Dortmundit, edhe pasi e humbi ndeshjen e vajtjes. Që kur janë prezantuar 1/8-at, në sezonin 2003-‘04, vetëm dy skuadra e kanë arritur gjysmëfinalen pasi kanë përmbysur një disavantazh në ndeshjen e kthimit si në fazën e 1/8-ave ashtu edhe në atë të çerekfinaleve: Monako në 2003-‘04 dhe Roma në 2017-‘18.

– Reali i Madridit i ka fituar pesë ndeshjet e fundit me eliminim direkt në Champions, seria më e gjatë në këto ndeshje që është regjistruar në historinë e këtij kompeticioni. Madrilenët janë përballur në të pesta këto duele me kundërshtarë anglezë: vetëm Barcelona (7 mes viteve 2014-2016 krenohet me një seri më të gjatë fitoresh ndaj këtyre ekipeve në turne).

– Secili prej 11 golave të fundit të Benzemasë në Champions ka ardhur ndaj ekipeve angleze, ndërsa 14 të fundit janë shënuar të gjithë në ndeshjet me eliminim direkt, seria më e gjatë e regjistruar ndonjëherë nga një futbollist i vetëm në historinë e kompeticionit. Benzema krenohet me 14 gola dhe 2 asiste për Realin në nëntë prezencat e fundit në fazën me eliminim direkt.

– Vinicius Zhunior ka marrë pjesë në 20 gola në 20 prezencat e tij të fundit për Realin në Champions: 10 gola dhe 10 asiste.

– Enzo Fernandez është një prej tre futbollistëve, i cili këtë edicion të Champions-it ka më shumë se 100 rikuperime topash (101) dhe është vetëm pas Joshua Kimishit (110) dhe Stanislav Lobotkës (105).

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.