AKTUALITET

25-vjeçari humb kontrollin e mjetit te mbikalimi i Vorës, përfundon në spital bashkë me dy pasagjerët

20:02 - 19.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona kanë përfunduar në spital si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë.




Policia njofton se  shtetasi me inicialet L. B. ka humbur drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.04.2023, rreth orës 18:50, te mbikalimi në Vorë, shtetasi L. B., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., dhe dy pasagjerët, shtetasit M. Gj., 22 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, (vëllezër) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.