AKTUALITET

Biznesmeni i ulur në tavolinë, autori me skafandër e jelek i drejton armën dhe… momenti i ekzekutimit të biznesmenit

15:18 - 19.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka ka siguruar foton e momentit të ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj nga një person e paidentifikuar në lokalin e tij në pedonalen e Shëngjinit.




Siç shihet dhe nga pamjet, autori i veshur me skafandër dhe jelek ka hyrë në ambientin e lokalit ku po qëndronte biznesmeni, ku dhe i ka drejtuar armën.

Ngjarja ka ndodhur në prani dhe të një qytetari tjetër ndërsa shënjestër e plumbit ishte biznesmeni Nikulaj.

Autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se ka lëvizur me një automjet tip Range Rover me targa angleze ngjyrë të zezë. Dyshohet se ai u kamuflua me uniformë policie për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.

Viktima njihet si biznesmen i fuqishëm në zonën e Lezhës. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Aluiznit në Lezhë, si edhe ka kandiduar gjithashtu për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nën logon e PSD.

Gjithashtu ishte regjistruar në listat e këshillit bashkiak të Lezhës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Panorama.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.