AKTUALITET

Kapet me doza kanabisi, procedohet në gjendje të lirë i riu në Korçë

15:46 - 19.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 22-vjeçar është arrestuar proceduar në gjendje të lirë nga Policia Korçë pasi është kapur me doza kanabisi.




Policia bën me dije se i riu është shtetasi me iniciale K.G, banues në Korçë.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin R. B., banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi nga veprimet hetimore, dyshohet se është autor i vjedhjes së 3 biçikletave të shtetasve të ndryshëm, vjedhje këto të kryera në lagjet nr. 9 dhe 18, Korçë.

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet  në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, me një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, me vete. Gjithashtu, 22-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e kontrollit fizik ndaj tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.