AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, reagon kryebashkiaku i Lezhës: Cenim i rëndë i sigurisë publike, policia dhe prokuroria të zbardhë sa më shpejt ngjarjen!

16:15 - 19.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt pasditen e sotme në një lokal në Shëngjin.




Ndreu në ‘Facebook’ shprehet se është i tronditur nga ngjarja dhe se kjo e fundit tregon një cenim të rëndë të rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Lezhës.

Sakaq ka kërkuar që organet e rendit dhe prokurorisë të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe autorët të vihen para ligjit.

Postimi i plotë:

I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shengjin ku ngeli i vrare Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anetar i keshillit bashkiak! Nje ngjarje e tille eshte cenim i rende i rendit dhe sigurise publike ne qytetin tone!

Kerkoj me force nga organet e rendit dhe prokurorise qe te zbardhin sa me shpejt ngjarjen, per te vene perballe ligjit autoret e kesaj ngjarje te shemtuar!

Shpreh ngushellimet e mia familjes se tij dhe te afermeve  per kete humbje kaq tragjike!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.