LAJMI I FUNDIT

E trishtë/ Vuante nga sëmundja e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re infermierja në Tiranë

10:12 - 20.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajm i hidhur për bluzat e bardha, pasi ka ndërruar jetë në moshë 33-vjeçare infermierja Valdete Gjon Dodaj.




Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, ku shkruan se Dodaj vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur të fitojë.

Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të  Infermierisë, Shkodër dhe  ushtroi profesionin  e saj si  Infermiere  pranë ZKM, Tiranë.

“U shkëput nga zinxhiri infemieror  kolegia jonë e  dashur Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të  Infermierisë, Shkodër dhe  ushtroi profesionin  e saj si  Infermiere  pranë ZKM, Tiranë.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!” shkruan Urdhri i Infermierit të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.