LAJMI I FUNDIT

Keni probleme me thinjat? Shkencëtarët tashmë kanë zbuluar sekretin se si të shpëtoni nga ‘koka e bardhë’

15:23 - 20.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkencëtarët kanë qenë prej kohësh të interesuar të zbulojnë më shumë për thinjat e flokëve dhe tani një studim i ri mund të ketë zbuluar arsyen pse thinjen flokët.




 

Studiuesit në New York University Grossman besojnë se disa qeliza staminale (McSCs) mund të ngecin me kalimin e moshës dhe të humbasin aftësinë e tyre për të maturuar dhe ruajtur ngjyrën e flokëve.

 

Disa qeliza staminale  të cilat janë në gjendje të zhvillohen në lloje të ndryshme qelizash – humbasin aftësinë për të lëvizur me kalimin e moshës, duke rezultuar në thinja.

 

Ekipi hulumtues sugjeron se nëse studimi i tyre, i cili u përqendrua te minjtë, do të jetë i vërtetë edhe te njerëzit, ata mund të gjejnë një mënyrë për të rikthyer ngjyrën e flokëve ose të parandalojnë thinjat.

 

Hulumtimi është ende në fazat e hershme dhe duhet të kryhen më shumë studime, megjithëse këto të dhëna janë një hap përpara për të kuptuar biologjinë komplekse të ngjyrës së flokëve dhe plakjes


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.