AKTUALITET

Vëzhgimi i Panorama TV/ Paga më e ulët, por jeta më e shtrenjtë! Si ndryshojnë rrogat dhe çmimet mes Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit

17:04 - 20.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eurostat e nxjerr Shqipërinë si vendin me pagën minimale më të ulët në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, por jetesa është më e shtrenjtë. Sipas një vëzhgimi të bërë nga Panorama TV, jo vetëm naftën, por Shqipëria ka më të shtrenjta edhe ushqimet e shportës bazë.




Sipas Eurostat, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor. Në fillim të vitit 2023, paga minimale në Shqipëri ishte 297 euro/muaj. Kjo pagë është 17% më e ulët sesa ajo e Maqedonisë së Veriut, që është e dyta në Europë për nivelin më të ulët, me të dhënat për këtë shtet që janë të disponueshme.

Paga minimale në Shqipëri gati 45% më e ulët sesa në Serbi, ku asnjë punonjës nuk merr më pak se 460 euro në 2023-n. Në Mal të Zi, paga minimale është 533 euro.

Por ndonëse fitojmë më pakë sesa qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit dhe BE-së, nga një vëzhgim i Panorama Tv të çmimeve, jetesa në Shqipëri është më e shtrenjtë.

Për të bërë një furnizim me ushqimet bazë si mielli, qumështi, veza, djathi sheqeri etj, një familje shqiptare i shkon kostoja rreth 2600 lek të reja. Çmimet në fakt kanë pësuar një rritje drastike pas nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Por ndonëse në vendet e rajonit dhe BE çmimet kanë shkuar drejt normalizimit në Shqipëri ndryshimet kanë qenë të papërfillshme.

Ndryshe nga Shqipëria në fqinjin tonë në Kosovë, kostoja e një familje për të bërë një furnizim me ushqimet bazë kushton 14.5 euro. Pra afërsisht 10 euro më pak se në Shqipëri.

Edhe në Maqedoninë e veriut që sipas Eurostat ka pagën minimale më të lartë se në Shqipëri, çmimet janë ndjeshëm më të ulta se në Shqipëri. Një familje atje, për tu furnizuar me shportën bazë të ushqimeve i duhen 14.35 euro. Pra rreth 10 euro më pak se në Shqipëri.

Edhe në Greqi ku paga minimale është më e lartë se paga mesatare në Shqipëri, kostoja e shportës me ushqimet bazë është më e ulët se në Shqipëri. Gati 2600 lekë kushton në Shqipëri ndërsa në Greqi kushton 23.8 euro.

Nafta konsiderohet gjithashtu motori i ekonomisë së një vendi. Por ndryshe nga Kosova dhe Maqedonia të cilat as nuk nxjerrin vet nga nëntoka naftë, Shqipëria që eksporton naftë, ka çmimin më të lartë në rajon të lëndës djegëse. 1.37 euro kushton nafta në Kosovë, 1.4 euro për 1 litër në Greqi ndërsa në Shqipëri një litër naftë kushton 184 lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.