AKTUALITET

Ish-zv.ministrja thirrje prindërve: Nëse i mësoni fëmijës fjalë me pullë të kuqe dhe qeshni kur i thotë, mos prisni të bëhet shkencëtar i madh

14:23 - 21.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj e ftuar në Panorama TV, është shprehur se prindërit duhet të punojnë shumë në edukimin e tyre, duke i mësuar të drejtat dhe detyrimet që kanë në jetë.




Malaj theksoi se prindërit duhet t’i drejtojnë fëmijët drejt dijes dhe librave, duke theksuar se “nëse do i edukosh tallavanë, në vend të përrallës, në vend të gjuhës që mbart edukatë, fjalë me pullë të kuqe dhe të qeshësh kur një fëmijë i përdor, atëherë nesër mos prit që ky të bëhet shkencëtar i madh”.

“Ndikimi i prindërve tek fëmijët fillon nga mosha 0 deri në 6 vjeç. Nga 6-13 prap është ndikimi i prindërve por fëmijët bëhen më indiferentë. në moshën 18-vjeçare, fëmijët nuk i pyesin më prindërit, madje për ta janë të bezdisshëm dhe roje që i shohin, Këtu fillojnë përgjegjësitë e të rinjve. Nëse ne, shoqëria, prindërit nuk i kemi mësuar të drejtat dhe detyrat e tyre, nëse nuk socializohen në detyrimet që kanë, nuk edukohen atëherë këta studentë do bëhen me devijanca dhe nuk është faji i tyre. Fajtor jemi të gjithë, fillon nga familja tek shoqëria që të marrin fatet e jetës së tyre në dorë. Pasi i edukojmë kështu, duhet t’i kuptojmë që procesi i mësimdhënies nuk është ndonjë qejf i madh, por investimi më i madh që bëhet në bankën e krediteve të dijes.

Një i ditur s’ka mundësi të mos i japë zgjidhje problemeve. Njerëzit e paditur i ke shumë kollaj t’i fusësh në sfida të vështira, t’i bësh pjesë e margjinalizimit sepse s’kanë personalitet, t’i përdorësh sa herë të duash dhe kur të duash si mercenarë. Kjo vjen sepse t’i nuk di dhe s’do të dish. Nëse t’i do edukosh tallavanë, në vend të përrallës, një barcaletë të shëmtuar, në vend të gjuhës që mbart edukatë, fjalë me pullë të kuqe dhe të qeshësh kur një fëmijë i përdor, atëherë nesër mos prit që ky të bëhet shkencëtar i madh kur të rritet dhe të të sfidojë ty, sepse edukimi ka qenë i tillë”, tha Nora Malaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.