Kronikë

Kanë humbur “gjurmët” prej 16 ditësh në mënyrë misterioze, familjarë të dy të zhdukurve në Sarandë protestë para komisariatit: T’u gjendet trupi edhe nëse i kanë vrarë!

18:55 - 22.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Famijarë të dy të zhdukurve nga fshati Çukë në Sarandë kanë protestuar para komisariatit të Sarandës.




Bëhet fjalë për familjarët e Leonard Thodhorit 46 vjeç dhe Fatmir Sulovarit 46 vjeç, të cilët janë zhdukur prej 16 ditësh në mënyrë mizterioze.

Familjarët janë përplasur verbalisht me një efektiv policie duke kërkuar llogari për fatet e dy të humburve.

I vëllai i Fatmir Sulovarit kërkoj ti gjendet trupi i të vëllait, edhe në qoftë se e kanë vrarë.

Ata thonë se para komisariatit thonë se do të mblidhen vazhdimisht, derisa të kenë një pergjigje nga Policia e Sarandës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.