LAJMI I FUNDIT

Rreziku për infeksion dhe trendet e fundit/ Tatuazhisti tregon vendet më të çuditshme që femrat i kërkojnë tattoo: Kisha siklet për t’i realizuar, duhet që…

15:02 - 22.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tatuazhisti, Denis Shahini në një intervistë për emisionin ‘Panorama e Mëngjesit’ te Panorama TV ka folur rreth eksperiencës së tij në punë, ku ka treguar se çfarë preferojnë më shumë shqiptarët dhe cilat kanë qenë tattoo më të çuditshme që ai ka eksperimentuar.




Shahini tha se dëshira dhe talent i tij për të vizatuar e bëri që të hynte në këtë profesion, duke i kushtuar më shumë kohë. Lidhur me moshat që preferohen për tatoo, ai tha se duhet të jenë mbi 18 vjeç pas mund të krijohet një problem me lëkurën dhe se për piktura shumë më të mëdha personat duhet të konsultohen më herët me dermatologë.

Sakaq shtoi se vendet më të çuditshme që i kanë kërkuar vajzat tattoo kanë qenë vendet intime, edhe pse më herët ka pasure rreziqe për infeksione por me zhvillimin e teknologjisë puna po bëhet më e detajuar.

Pjesë nga intervista:

Çfarë tattoo bëjnë shqiptarët?

Janë gjëra realiste, kërkojnë gjëra me ngjyra.

Si nise të eksperimentosh?

Po mbaroj liceun dhe tattoo më janë parë një punë e veçantë, iu përkushtova më shumë kohë dhe erdhi profesion në rritje. Fillova të bëja një kurs dhe kisha një njeri që më ndihmonte, nuk më lejonte të gaboja.

Ka rrezik për të marrë infeksion, si ka ndryshuar teknologjia për tatuazhet?

Jo pothuajse fare, makineritë bëjnë punët më të detajuar dhe produktet medicinale janë më të certifikuara. Ne fillim merren në pyetje për alergjitë por gjëra të mëdha, personat mund të konsultohet me dermatologun.

Cilat kanë qenë kërkesat më të çuditshme që ke pasur?

Nuk mund ti quaj të çuditshme por emigrantët janë ata që kërkojnë këto të fundit.

Po vendet më të çuditshme?

Pjesa e parakrakrahut, dhe krahut por dhe vendet intime. Ka shumë kërkesa, në fillim kam pasur pak siklet për t’i bërë.

Kërkojnë të pikturojnë shkrime të vogla ose insekte, nuk e kam problem ti bëj.

Moshat që sugjerohen për tattoo?

Moshat mbi 18, ndryshe duhet të shoqërohen me prindërit. Nuk i pranoj në moshë shumë të vogël, ka zhvillime të lëkurës dhe krijon devitacione. Ka pas një rast ku një 16 vjeçar ka realizuar tato dhe ka ardhur me të dy prindërit, ia kishin plotësuar dëshirën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.