Kronikë

Zbulohet sera me 220 fidanë kanabis në…, pranga 58-vjeçarit! Asgjësohen një pjesë e bimëve narkotike

11:59 - 22.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një serë me 220 fidanë kanabis është zbuluar në pronën private të 58-vjeçarit, Smajl Ceka.




Sera, e përshtatur për kultivimin në kubikë të drogës, u gjet në vendin e quajtur “Prroni i Zi”, në fshatin Ura e Shtrenjtë.

Disa nga fidanët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Ndërsa 58-vjeçari Smajl Ceka u vendos në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun, në kuadër të planit operacional policor antikanabis të koduar “Masat Parandaluese”.

Goditet që në fazë fillestare, një rast tjetër i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.

Zbulohet një serë e përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj tentative për të kultivuar bimë narkotike, si dhe asgjësohen fidanët me anë të djegies.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në vijim të planit operacional policor antikanabis të koduar “Masat Parandaluese”, kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. C., 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Shkodër.

Gjatë kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, në vendin e quajtur “Prroni i Zi”, në fshatin Ura e Shtrenjtë, në pronën private të 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë zbuluan një serë të vogël, të përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.

Disa nga fidanët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, vijojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.